20 marsi shënoi ditën e parë të aplikimit të skemës kombëtare për fermerët, ku 3.3 miliard lekë do të jepen në mbështetje të bujqësisë.
Fitnete Harizaj nga Bladushku, u paraqit pranë zyrës së agropikës në Tiranës për të aplikuar për numrin e krerëve të gjedhëve si dhe naftën falas.
Fermerja: Jam Fitnete Harizaj fermere nga Baldushku kam ardhur të bëj një aplikim për skemën e naftës.
Punonjësja: Për të përfituar për skemën e naftës duhet të logohemi në e-albania, ku duhet të vendosim niptin e fermerit, kodin. Më pas shkojmë skema e naftës për bujqësi, krijojmë aplikimin e ri shikojmë të dhënat përkatëse të fermerit që është numër nipti, subjekti, administratori, adresën, numrin e telefonit, emailin dhe më pas shkojmë tek aktiviteti bujqësor. Aktiviteti bujqësor ku shënojmë qarkun dhe njësinë administrative. Çdo sipërfaqe toke duhet të jetë e bashkëngjitur ose e justifikuar me një dokument pronësie që mund të jetë certifikatë pronësie, kontratë qiraje, ose tokë e marrë në përdorim. Cilën nga këto ju dispononi?
Fermerja: Unë kam kontratë qiraje.
Punonjësja: Sipas deklarimeve që bëri zonja për sipërfaqet që ajo disponon dhe kulturat që do të mbjellë në fund fare shkojmë te ngarko dokumentet që janë dokumentet e skanuara, i japim prano kushtet. Më pas shtypim dërgo aplikimin dhe më pas na vjen kodi në mesazh dhe aplikimi për skemën e karburantit në bujqësi u krye me sukses.
Edhe pse aplikimi mund të realizohet online në portalin e-albania nëpërmjet një aparati celular smart, qindra bujq nga Fieri dhe Lushnja janë paraqitur ne dyert e agropikave. Ata thonë se janë tepër të moshuar përballë teknologjisë.
“Po nuk marr vesh unë online, jam 75 vjeç nuk e qëlloj dot”.
“Është vështirë pasi nuk shumë punonjës ka shumë radhë. Kam ardhur në orën 7 të mëngjesit tani mbarova punë”.
“Kjo është hera e dytë edhe vjet modat edhe këtë vit do të mar mbështetje. Po plaku 75 nuk e di çdo të thote e-albania”.
Kriteri që kush aplikon i pari përfiton mbështetje ka sjellë dyndje të mëdha fermeresh pranë agropikave.
“Vitet kanë treguar që ne që aplikuam të parët kemi marrë naftë më shpejt, për këtë arsye kam ardhur herët”.
Edhe pse fermerët kanë të drejtë të aplikimi deri në datën 11 prill, mbi 13 mijë fermerë kanë preferuar të aplikojnë në ditën e parë . Ndryshe nga vitet e kaluara kësaj herë do të përfitojnë të gjithë blegtorët dhe bletarët, pavarësisht numrit të aplikimit.
Top Channel