Modelja erotike padit ish-të dashurin për $6.3 miliardë për publikimin e videove intime (fotot)

20/03/2023 21:42

Një modele erotike po çon në gjyq ish-të dashurin duke e akuzuar se ka shpërndarë përmbajtje intime në rrjetet sociale pa miratimin e saj.

25 vjeçarja Mikalya Saravia, po padit Nicholas Hunter, 27 vjeç, për 6.3 miliardë dollarë pasi ai akuzohet se ka marrë kontrollin e llogarisë së saj në rrjetet Twitter e OnlyFans pas ndarjes së tyre në tetor, edhe pse me herët ata shpërndanin se bashku imazhet.

Modelja nga Florida pretendon se Hunter përdori llogaritë për të shpërndarë imazhe dhe përmbajtje intime pasi kishte ndryshuar fjalëkalimet që ajo të mos kishte më akses.

Në padi thuhet se Saravia kishte dy llogari në rrjetin erotik OnlyFans, një prej të cilëve me pagesë $30 për të hyrë.

Avokati i Saravia, Joseph DiRuzzo tha se Hunter kishte shitur një video pornografike të Saravia për $35 dhe dy imazhe përkatësisht për $10 e $13 në janar, mes akuzave të tjera.

Llogaritë e Saravia në Instagram e Twitter, të cilat promovojnë përmbajtjen e saj erotike, kanë secila nga më shumë se 600 000 ndjekës.

Ndërsa shuma e kërkuar prej saj $6.3 miliardë është e barbarartë me afro $10,000 për çdo ndjekës të saj në rrjetet sociale, llogarisnin mediat.

DiRuzzo pranonte se Saravia kishte postuar përmbajtje erotike më parë me të dashurin, por pasi kishte dhënë miratimin dhe kishte kontroll të plotë mbi materialin.

Avokati tha: “Vetëm sepse ajo ka pranuar të shpërndajë materiale në të kaluarën, nuk do të thotë se dikush mund të vazhdojë të postojë pa miratimin e saj”.

Sipas rrjetit vendas South Florida Sun-Sentinel, ish-çifti janë duke paditur njëri-tjetrin dhe në nje çështje dhune shtepiake.

Hunter u identifikua në padi si partner biznesi i Saravia, dhe dyshja kishin prodhuar më parë video erotike në YouTube së bashku.

I njohur gjithashtu si Nick Yardy, Hunter përshkruhet në Yahoo gjithashtu si ‘investitor i aftë në tregun e aksioneve madje në një artikull të vitit 2020, ai përmend Saravia si një nga ‘klientet më të suksesshme’.

Data e gjyqit ende nuk është caktuar.

FOTO GALERI
4/7
DiRuzzo pranonte se Saravia kishte postuar përmbajtje erotike më parë me të dashurin, por pasi kishte dhënë miratimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA