Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes Ohrit, vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

20/03/2023 10:12

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë zbatimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Twitter ai ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë afër popullit të Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, shkroi Hovenier në Twitter.

 

Top Channel