Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tha se kryeministri Edi Rama të enjten do të takohet me homologun e tij britanik Sunak në Londër.

Krimi dhe emigracioni janë dy çështjet që do të diskutohen nga dy krerët e qeverive.

Të enjten në Londër Rama ka një takim me Rishi Sunak, dy çështjet që do diskutohen janë krimi dhe emigracioni”, tha Veliu.

Kujtojmë se në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.

Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm;  rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit.

Pas situatës së emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë, dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA