Shpallja e Lumit Vjosa park kombëtar, ka marrë jehonë ndërkombëtare nga mediat më me zë botërore.
I pari i këtij lloji në kontinent, Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të “egër” në Evropë ku jetojnë më shumë se 1000 llojë kafshësh.
Mediat ndërkombëtare si “The Guardian”, “Franffurter Allgemeine”, “Spiegel”, “Reauters”, kanë bërë një përshkrim të detajuar të kësaj pasurie natyrore, që rrjedh pandërprerë për 270 km (170 milje) nga Greqia në të gjithë Shqipërinë e Jugut deri në Detin Adriatik, pa asnjë digë apo termocentral.
Në media theksohet kërcënimi që i është bërë ndër vite ekosistemit të Vjosës, për ndërtimin e rreth 45 hidrocentaleve në të gjithë rajonin.
I lirë nga digat apo pengesat e tjera artificiale, Vjosa është e pasur me specie ujore dhe numëron kafshë të egra të panumërta, duke përfshirë vidrën, shkabën e rrezikuar egjiptiane dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike, nga të cilët vetëm 15 vlerësohet të mbeten në Shqipëri .
Parku kombëtar është rezultat i një bashkëpunimi të pazakontë midis qeverisë shqiptare dhe shkencëtarëve, ekspertëve, organizatave mjedisore vendase dhe ndërkombëtare dhe kompanisë së jashtme Patagonia thuhet në media.
Top Channel