Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar “Greedilous” në bashkëpunimin me MAC, Instagram Korea, Ocon dhe Umbro sollën Elton Ilirjanin në pasarelën e radhës, këtë herë në një tjetër version ekstravagant.
Flokë biondë me kaçurrela dhe make up futuristik kombinuar me një kostum bardhë e blu ishte look-u i radhës për biznesmenin e njohur tashmë një nga modelet më në zë në botë.
Padyshim nuk munguan takat e larta dhe ecja karakteristike, e cila u komentua mjaft nga media koreane.
Portale te njohura në vend si NewsNate apo BNT News e cilësuan Ilirjanin si risi.
Shfaqja u prit në sallë nga një sërë të ftuarish të rëndësishëm dhe emra të njohur të elitës vendase si këngëtari i njohur Joo Young Hoon. Ky i fundit u paraqit me disa pjesëtarë të familjes së tij përfshirë aktoren Lee Yoon Mi për të mbyllur shfaqjen.
Top Channel