Në 4 vitet e fundit, në vendin tonë, paga minimale në vend është rritur me ritme dy herë më të larta se paga mesatare.

Ekspertët e ekonomisë pohojnë se kjo gjë, po deformon strukturën e pagave dhe po mban në vendnumëro pagat e profesionistëve, që përfaqësojnë shtresën e mesme, të cilët janë prekur njësoj nga inflacioni.

Modeli ekonomik ofron kërkesë për punonjës me arsim të ulët, duke ushtruar presion për rritje të pagave në këtë grup, në të kundërt, kërkesa për profesione që kërkojnë më shumë aftësi ka mbetur në vend.

“Për momentin një profesionist që merr një pagë prej 2 milionë lekësh të vjetra, një profesionist që ka bërë shkollë, është shumë I kualifikuar, që është më cilësori nga të gjithë, ai taksohet më shumë në Republikën e Shqipërisë. Është pikërisht ai që paguan 23%. Nuk paguan as ai I varfëri, e as ai I pasuri që e dimë dhe s’e dimë si i ka bërë paratë, sa shkollë ka. Mesazhi që ne jemi duke dhënë është që po mësove në shkollë e po studiove shumë, ti do të goditesh më shumë nga taksat, ti do të goditesh më shumë nga shteti yt. Ndërkohë që shtresa e mesme duhet të stimulohet, pasi në thelb gjithë modeli ynë ekonomik është I bazuar tek konsumi. Motor I ekonomisë sonë është konsumi I shtresës së mesme, por këtu shtresa e mesme goditet më ashpër. Dhe pot ë shikoni sot hemoragjia më e madhe në shtresat e popullsisë është ajo e shtresës së mesme. Kështu që ka një nevojë emergjentë për një riparje të politikave shtetërore karshi shtresës së mesme. E para se është motori I ekonomisë, dhe e dyta se është motori I know-how-ut, i dijeve dhe zhvillimit. A I shikoni këto vendet sot si Gjermania, Norvegjia, Danimarka? Dikur kanë pasur taksa të ulëta, kur u fuqizua shtresa e e mesme dhe ekonomia filluan dhe rritën taksat. Por në fillim I bënë të pasur dhe pasi I pasuruan I taksuan. Kështu duhet të veprojmë edhe ne me shtresën e mesme.”- tha Pano Soko, Ekspert për Ekonominë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA