Borussia e Dortmundit duket se e ka zgjidhur shumë shpejt sfidën me Kolnin në “Signal Iduna Park” në kuadër të javës së 25-të të Bundesligës, duke e mbyllur pjesën e parë me një festival golash (4-1).
Verdhezinjtë shënuan dy hera brenda minutës së 17-të, duke i dhënë një goditje të fortë kundërshtarit.
Në të 15-tën një aksion model i vendësve u përmbyll me golin e Guerreiros, që u shërbye Malen. Vetëm dy minuta më vonë, Haller shënoi të dytin për verdhezinjtë, pas një tjetër kombinimi të bukur të vendësve.
Por Dortmundi nuk e ndali vrullin dhe në minutën e 32-të realizoi golin e tretë me veteranin Marco Reus. A pabesueshme ajo që ndodh në “Signal Iduna Park”, vjen radha e Malen për ta dërguar topin në rrjetë, 4-0.
Pa u mbyllur pjesa e parë, Kolni realizoi golin e parë me Selken, që mund të shërbejë për moral gjatë pjesës së dytë./SuperSport
Top Channel