Firmat nuk janë ajo çfarë kërkojnë më ngulm sot ndërkombëtarët nga takimi i Ohrit.

Qëllimi i tyre shkon përtej kësaj, si e dëshmoi qartë deklarata e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për REL-në.

Zyrtari i lartë i DASH-it e bëri të qartë se finalizimi I aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë është objektivi I tyre kryesore, ndërsa palët nuk do të jenë në pozitën të zgjedhin se çfarë të zbatojnë nga propozimi që u vendosur në tryezë, e çfarë jo.

Jemi duke funksionuar në hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit europian që prej Luftës së Dytë Botërore. Në këtë aspekt, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm. Në rast se palët nuk pajtohen, ato, fillimisht, nuk do të ecin dot përpara në integrimin e tyre euro-atlantik.“- shprehet Escobar.

Escobar merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai u përpoq të davariste edhe një herë shqetësimin e Prishtinës zyrtare në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke nënvizuar se është shumë e pagjasë që ai të kthehet ndonjëherë në një Republikë Sërpska, entiteti serb i Bosnje Hercegovinës që e ka sfiduar vazhdimisht funksionimin normal të këtij shteti.

Top Channel