Partizani është ekipi fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Në aktivitetin e zhvilluar ne pallatin e sportit në Vlorë në kuadrin e festimeve për 100 vjetorin e krijimit të klubit vlonjat.
Partizani ka fituar në finale ndaj Flamurtarit ne shifrat 72-62. Te dyja ekipet fituan të drejtën për të luajtur në finale pasi në ndeshjet gjysmëfinale Flamurtari mundi Prishtinën, dhe Partizani Bashkimin e Prizrenit.
Ne takimin final Partizani ka luajtur me qartësisht duke krijuar avantazh që në periodën e pare duke e mbajtur atë për të katërta periodat pa e vendosur asnjëherë në dyshim epërsinë në lojë dhe në shifra deri në përfundimin e takimit me rezultatin total 72-62.
Vlerësime dhe nga organizatorët si kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe shefi i klubit shumësportësh Klevis Kaso të cilët gjithsesi vlerësuan faktin që ky kompeticion erdhi në Vlorë dhe u organizua pikërisht ne pallatin e sportit në prag të 100 vjetorit të klubit.
Mjaft të gëzuara për këtë sukses kanë qenë trajnerja Eliverta Bujari dhe lojtarja më e mirë e ndeshjes Ornela Lalaj
Final four e liges unike ul kështu siparin me Partizanin fitues ne finale ndaj Flamurtarit, ndërsa për vendin e tretë dhe të katërt fitues është shpallur ekipi i Bashkimit te Prizrenit qe ka fituar përballe Prishtinës në shifrat 68-63.
Top Channel