Një shtetas afgan 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi mbrëmjen e djeshme ka dhunuar vajzën e tij të mitur.
Rastin e kanë denoncuar koordinatorët në komisariatin e Lezhës.
Ky rast vjen i përsëritur pasi edhe disa muaj më parë ishte denoncuar për dhune psikologjike dhe po ndiqej në gjendje të lirë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare.Gjithashtu, ndaj 14-vjeçares u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”- njoftoi policia.
Prej 2 vitesh vijojnë të qëndrojnë në një resort në Shëngjin disa shtetas afgan ku shumë prej tyre kanë marrë vizat dhe janë larguar, e ndërsa rreth 500 prej tyre vijojnë të jetojnë në Shëngjin.
Top Channel