Një kamion u përfshi nga flakët këtë paradite në rrugën e Lumit të Vlorës, midis fshatit Kotë dhe Gjormë.

Qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor u bllokua për një orë për shkak të flakëve të mëdha.

Zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kamion, u neutralizua nga zjarrfikësit e Selenicës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA