Sorollatjet e pacientëve nga një spital në tjetrin/ E sëmura priti 4 orë në ambulancë të shtrohej, pas një jave humb jetën

16/03/2023 20:40

Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ku me letër rekomandimi ishte nisur me urgjencë nga Spitali Elbasan për t’u  shtruan tek Onkologjiku Tiranë. 

Por ju deshën plot 4 orë pritje në ambulancën që vërtitej sa në Urgjencën e QSUT e sa tek Onkologjiku për t’u shtruar. Kjo pasi Onkologjiku e përcjell tek Urgjenca, e kjo e fundit nuk e pranon pasi është për tek Onkologjiku.  Gjendja e pacientes ishte tepër e rënduar sa një javë më pas humbi jetën.

Ishte ora 09:30 kur ambulanca e nisur nga Elbasani mbërrin në urgjencën e QSUT dhe vetëm në ora 13:30 është bërë e mundur shtrimi i pacientes në pavion. Gjithë këtë kohë e sëmura rëndë ka qëndruar në ambulancë  pa marrë asnjë lloj shërbimi.

Familjarët telefonuan Fiks Fare për këtë çfarë po ndodhte me të afërmen e tyre, dhe pas ca kohësh që grupi i xhirimit mbërrit atje e gjetën ende të sëmurën në ambulancë.  Kjo sepse Onkologjiku i kishte drejtuar tek urgjenca si institucioni nga ku bëheshin shtrimet, ndërkohë që urgjenca nuk e pranonte si rast, pasi ishte për tek Onkologjiku me rekomandim.

Familjarët dhe infermierja e ambulancës pohojnë se janë nisur me urgjencë nga Elbasani me rekomandimin dhe epikrizën për t’u shtruar tek Onkologjiku. Ashtu bën , por Onkologjiku i drejtoi tek urgjenca e më pas të bëhej shtrimi. Dhe këtu filloi kalvari prej 4 orësh i pacientes që ishte me urgjencë.

Mjeku roje i urgjencës nuk e shtronte dhe nuk e prekte se  thoshte  që pacientja nuk ishte për tek ta , por për Onkologjik. Pas shumë debatesh midis të afërmve dhe mjekut më në fund u thirr një mjeke e Onkologjikut . Të dy mjekët debaduan gjatë duke ia hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit.  Pasiv nuk mund të rrinin as të afërmit të cilët shihnin sesi kishte mbetur në ambulancë familjari i tyre. nga situata e nxehtë që u krijua siguria e urgjencës i nxjerr jashtë duke përdorur forcën.

Më pas mjekja e Onkologjikut u thotë familjarëve ta çonin tek Onkologjiku se do e shtronte ajo. Pasi kishin kaluar pothuajse 4 orë që e sëmura dergjej në ambulancë me të drejtë të afërmit e pyesin se a është normale kjo  gjë. Mjekja pohoi se jo. Por edhe kur mbërrin pacientja tek Onkologjiku sërish sorollatet sa në dhomë e sa në pavion, pasi mjekja që duhet ta shtronte u fut në konsultë.

Pas një jave e shtruan në spital pacientja humb jetën, duke treguar edhe njëherë sesa i rëndë ishte rasti i saj. Por që askush nga bluzat e bardha s’e mori parasysh duke e lënë 4 orë në pritje në ambulancë për të marr shërbimin spitalor.

Debati familjarëve me mjekun e urgjencës pas 4 orë pritje

Mjeku urgjencës – S’kemi pse flasim e kupton? Jam shumë i shqetësuar po do e kuptosh më vonë ti ku jam i shqetësuar unë.

Vëllai i pacientes – Po bëjnë detyrën këta, po bëjnë detyrën me gurë, po luajnë me gurë. E kupton çfarë qëndrimi mbajnë këta? Erdhëm këtu na çuan atje.

Administratorja – E shikon që po konsultohen?

Fiksi – A e ke parë ti 4 orë është përjashtë? E ke parë ti gjendjen sesi është e asaj?

Vëllai i pacientes – Le të vdesi thotë ajo dhe merremi ne pastaj mbas vdekjes.

Mjeku i urgjencës – O zotëri, po e shtrojmë pra, po e shtrojmë.

Fiksi – Po jo pra nuk po e bën, se ka 4 orë atje. E ke parë vetë ti të sëmurën? E ke parë? Shko shife pak.

Djali i pacientes – Çfarë bëhet kështu? Ne erdhëm këtu dhe ti the nuk e marrim ne.

Mjeku i urgjencës – Çfarë do nga unë? Është për tek Onkologjiku.

Djali i pacientes – Doktor je ti?

Fiksi – Nga urgjenca e drejton ti, se për ku është pacienti.

Mjeku i urgjencës – Atë po bëj.

Fiksi – Mbas 4 orësh.

Vëllai i pacientes – Ti o vëlla më the IK, nuk të shtroj.

Mjeku i urgjencës – Të vërtetën të thashë. Po shtrohet pacienti, tani po shtrohet.

Fiksi – Pse e përcolle ti more zotëri? Pse është në ambulancë i sëmuri?

Mjeku i urgjencës – Pse mendon ti se është?

Mjeku i urgjencës – Se do shtrohet

Fiksi – Pse po rri në ambulancë?

Mjeku i urgjencës – Se do shtrohet

Fiksi – Kjo është urgjencë?

Mjeku i urgjencës – Po pra.

Fiksi – Ti duhej ta çoje në Onkologjik.

Mjeku i urgjencës – Te kush urgjencë ka ardhur?

Fiksi – Këtu.

Mjeku i urgjencës – Jo jo.

Fiksi – Kjo është urgjenca e përgjithshme, kjo është një neglizhencë, kjo është neglizhencë ndaj jetës së njerëzve. Ne paguajmë për këto punë, paguajmë ne edhe për ju. I sëmuri jonë të rrijë 4 orë në ambulancë.

Mjeku i urgjencës – E ke ngatërruar, jo 4 orë. Mos shpifni,

Vëllai i pacientes – Ky thotë çerek ore, që unë kam 4 orë.

Fiksi – Mua me dorë mos më prek, as mos më nxirr jashtë. Po kërkoj të drejtën time këtu.

Mjeku i urgjencës – Ja pra po të shtrohet tani. Çfarë ke?

Fiksi – Po ma shtro tani. Ma nxirr tani nga ambulanca. Tani ma nxirr.

Mjeku i urgjencës – Do shtrohet në onkologjik. Nuk shtrohet këtu.

Fiksi – Tani në këtë moment. Po jam shumë e shqetësuar.

Mjeku i urgjencës – Shko prite atje se do ta sjellim.

Fiksi – Jo nuk do ta pres atje, se e kam këtu të sëmurin në ambulancë para urgjencës.

Mjeku i urgjencës – Si të duash ti. Jepja dhe ik të shtrohet. I vetmi person që nuk duhet t’ i bërtasësh jam unë që unë po e shtroj.

Fiksi – A mund të të bëj një pyetje?

Mjeku i urgjencës – A flasim me të qetë? Shtrimet te onkologjiku ku bëhen?

Fiksi – a të bëj një pyetje? Pse u acarove ti?

Mjeku i urgjencës – Sepse më akuzuan familjarët, që unë i vonova. Unë isha ai që nuk i vonova. I ndihmova.

Fiksi – Të ka ardhur urgjenca këtu tek dera?

Mjeku i urgjencës – Po. Jo unë pra onkologjiku duhet të sqaroj jo unë. U kënaqa me ty që bërtite, pse unë mos të bërtas tani? Do të të sqaroj onkologjiku.

Fiksi – Po flas me mjekun.

Security – Jo mbarove me mjekun.

Mjeku i urgjencës – Policia, o policia.

Takim me mjeken onkologe

Fiksi – A ka mundësi të të bëj unë ty një pyetje meqë mjeku është shumë i shqetësuar? Doktoresha?

Mjekja onkologe – Po

Fiksi – Ku qëndron problemi? Kjo paciente vjen me urgjencë nga Elbasani me një kartelë shoqëruese për t’u shtruar dhe këtu në urgjencë e sorollasin e mbajnë 4 orë në ambulancë?

Mjekja onkologe – Mua më thirrën për konsultë. Erdha direkt. Kam ardhur direkt.

Fiksi – Po. Ku e bëtë konsultën ju? Brenda në ambulancë?

Mjekja onkologe – Konsultën e bëri mjekja ime primare dhe ne tani po e marrim dhe po e shtrojmë në onkologjik. Më shumë se kaq nuk kam se çfarë të bëj.

Fiksi – Tani me procedurë të rregullt, të bëj pyetjen konkrete. Nga ambulanca a duhej të ishte shtruar në urgjencë?

Mjekja onkologe – Po

Fiksi – Po? Pse nuk e ka shtruar ky?

Mjekja onkologe – Ika unë xhan, ju pres atje.

Pas 4 orësh pacientja zbret nga ambulanca për t’u shtruar.

Infermierja e ambulancës – Në orën 9 jemi nisur.

Fiksi – Në orën 9 jeni nisur?

Infermierja e ambulancës – Po

Fiksi – Po pse nuk e fusnin atje te urgjenca?

Infermierja e ambulancës – Te urgjenca na thanë të vijmë këtu.

Fiksi – Po

Infermierja e ambulancës – Këtu na thanë në urgjencë. Se ajo vjen me rekomandim.

Fiksi – Po pse duhet ta linin në ambulancë?

Infermierja e ambulancës – Nuk e fus dot me kokën time, po nuk më tha mjeku hajde.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA