Zoe Saldana zyrtarisht aktorja me fitimet më të larta në histori falë Avatar: Fire and Ash, kalon edhe Scarlett Johansson
Qeveria amerikane ka deklaruar se TikTok duhet të shitet ose përndryshe do të përballet me një ndalim të mundshëm në vend.
Aplikacioni për ndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.
Një kërkesë për ndryshimin në pronësi, e raportuar fillimisht në Wall Street Journal (WSJ), u konfirmua nga Tik Tok për BBC News.
Kompania tha se një shitje e detyruar nuk do të ndryshonte rrjedhën e të dhënave ose aksesin e saj. Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat Tok Tok mund të bien në duart e qeverisë kineze.
Sipas WSJ, administrata e presidentit amerikan Joe Biden dëshiron që ByteDance të heqë dorë nga TikTok për të krijuar një shkëputje të qartë nga Kina.
Komiteti për Investimet e Huaja në Shtetet e Bashkuara (CFIUS), i cili mbikëqyr rreziqet e sigurisë kombëtare, rekomandoi unanimisht heqjen e ByteDance nga TikTok.
Një zëdhënës i TikTok tha se nuk e kundërshton raportimin e WSJ dhe konfirmon se ishte kontaktuar nga CFIUS.
“Nëse mbrojtja e sigurisë kombëtare është objektivi, investimi nuk e zgjidh problemin: një ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose aksesin. Mënyra më e mirë për të adresuar shqetësimin në lidhje me sigurinë kombëtare është mbrojtja transparente e bazuar në SHBA e të dhënave dhe sistemeve të përdorura nga SHBA”, tha zëdhënësi.
TikTok mund të marrë të dhëna biometrike nga përdoruesit dhe ka qasje në të dhënat e vendndodhjes. Frika është se informacioni mund t’i kalojë qeverisë kineze.
Kompania i ka thënë BBC News se ende planifikon të ecë përpara me atë plan. TikTok është i ndaluar në telefonat qeveritarë në SHBA, Kanada dhe BE.
Top Channel