Rrezikohet banka Credit Suisse, aksionet bien me 30%/Kreditori saudit nuk do t’i japë më para

16/03/2023 12:27

Pas rënies së Silicon Valley Bank në Amerikë, efekti po ndjehet edhe në Europë, konkretisht në bankën zvicerane Credit Suisse.

Aksionet e bankës së dytë më të madhe zvicerane ranë në nivelet më të ulëta historike, pasi huadhënësi kryesor i saj, Banka Kombëtare Saudite, tha se “absolutisht nuk do të rriste” aksionet e saj.

Komenti që erdhën nga Ammar Al Khudairy, kryetari Bankës Saudite, vjen pas shqetësimeve në tregjet evropiane për rimëkëmbje ne sektorit bankar.

Vlera e tregut të Credit Suisse kishte marrë tashmë një goditje të rëndë këtë javë për shkak të frikës së infektimit nga rënia e dy bankave amerikane dhe raportit të saj vjetor duke përmendur “dobësi materiale” në kontrollet e brendshme.

Frika për bankën po përhapej përtej kufijve të Zvicrës.

Një zëdhënës i Thesarit të SHBA tha se po “monitoronte” problemet rreth Credit Suisse dhe ishte “në kontakt me homologët globalë”.

Dhe kryeministrja franceze Elisabeth Borne u bëri thirrje autoriteteve zvicerane që të ndërhyjnë dhe të “zgjidhin” problemin, duke shtuar se ministrat francezë dhe zviceranë të financave do të flisnin në orët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA