Juristi Plarent Ndreca, ka mbrojtur kryemineitrin Rama këtë të enjte në “Top Story”, për të cilin ka thënë se nuk është detyrë e tija ti kontrollojë të gjitha pushtetet, pasi nëse do të ishte i tillë do të krahasohej me Enver Hoxhën.
Ndreca u shpreh se edhe nëse kryeministri Rama do të ishte prokuror, sërish do të kishte komente negative për të e do të gjykohej sikur e ka ‘vjedhur’ pushtetin.
Në studion e “Top Story” pati mjaft debate mes Ndrecës, Bledar Kokës dhe Arjan Currit në lidhje me anën juridike, ku Ndreca akuzoi Currin se bën gafa juridike.
Plarent Ndreca: Prandaj janë pushtetet të ndara se ka të specializuar që mund të shkojë deri në pikën penale. Rama nuk është si Enver Hoxha, nëse pretendoni të keni kryeministër prokuror hajde ta mbyllim prokurorinë por do të bërtisnin me të madhe se na e morën këtë pushtet. Të lutëm se keni edhe gafa në të shprehur, nëse e pranon se je jurist të thuash inkriminuar domethënë se është vendim i formës së prerë. Ligji për dekriminalizimin ka qenë vullnet politik i kësaj mazhorancë. Këta persona nuk kanë lidhje me çështje penale apo vepra penale të bëra në Shqipëri. Nëse e ke lexuar ligjin për dekriminalizmin nuk ka asnjë shkelje. Është e sigurt që argumentat e mi nuk ju pëlqejnë ju por a ka mundësi të më lini të shprehem, nuk e keni as profesionalisht as politikisht targetin të më kritikoni mua. Me ty mund të jem në dyshim se çfarë përfaqëson unë jam i sigurt se çfarë përfaqësoj.
Top Channel