Foto Ilustruese

Një katër vjeçar është mbytur aksidentalisht mesditën e kësaj të enjteje në Konispol.

I mituri është rrezuar aksidentalisht në liqen teksa ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.“- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA