Kompania offshore në emër të Kryemadhit dhe lobimi rus/ Balla në Top Story: Lidhet me sigurinë kombëtare, SPAK të hetojë

16/03/2023 22:11

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se SPAK duhet të nisë hetimet për ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ai theksoi se lidhja me oligarkë rusë të cilët janë pjesë e listës së zezë të SHBA-së prej vitesh cenon sigurinë kombëtare e sidomos kur kjo ka ndodhur në kohën kur ishte bashkëshortja e presidentit të Republikës.

Balla: Vijmë tek rasti i djeshëm Eureporter është një grup gazetarësh me emër, veç Euractiv ajo gazetaria e lajmeve të BE, Eureporter është një grup gazetarësh që kanë punuar për mediat më të mëdha evropiane dhe natyrshëm që besoj se ata në dokumentet që kanë nxjerrë kanë bërë një investigim afatgjatë. Ata elementë që ata nxorën pagesa bankare, sikurse kishte pagesa në rastin e PD-së, këtu shkon më e rëndë rezulton se Kryemadhi të jetë aksionere në shoqëri me pronarë oligarkë rusë që janë në listën e zezë të SHBA prej shumë vitesh, si ka mundësi që një pjesë e pagesave janë bërë në vitin 2017 janë në të njëjtën kohë kur PD ishte pjesë e financimeve? PD edhe kjo e zonjës Kryemadhi është në vitin 2017. Këtu bëhet fjalë për një çështje, më në fund po bëhet debat për këtë çështje se është e lidhur me sigurinë kombëtare. Ajo që duhet të kuptoni është si ka mundësi që tjerrën çdo javë për historinë Mcgonigal kur thuhej se ishte edhe një oligark rus, ndërkohë kemi fakte, fatura bankare që zotëri je pjesë e disa transfertave nga kompani në llogari bankare, bankë zvicerane dhe portugeze që rezulton të jetë paguar gjatë asaj kohe bashkëshortja e presidentit të Republikës. Prokurorin ia kemi dhënë SPAK, por theksoj nevojën  e një hetimi nga SPAK për financimin e partisë. Këto janë çështje të cilat ka SPAK hetim për pasurinë e Berishës dhe zotit Meta? Me të paktën di që ka kallëzim penal nga një shtetas. Një gjë duhet të jetë e qartë se edhe Shqipëria nuk i ka shpëtuar përpjekjes së Rusisë për të minuar. Deri më sot nuk ka pasur asnjë përpjekje për të penetruar në financim të paligjshëm tek PS.

Curri: Mua më rezulton ndryshe.

Balla: Nëse keni dyshime për mendimin tim shkoni denoncojeni në SPAK. Ne do e marrim seriozisht dhe nuk duhet ta lëmë, duke mos e vënë ujin në zjarr.

Në një artikull EuReporter publikoi dokumente të siguruara nga inteligjenca amerikane, që tregojnë transaksione monetare të Monika Kryemadhit me kompani guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Pagesat janë marrë nga kompania offshore “Holdem Holdings”, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Monika Kryemadhi dyshohet se është aksionere në kompaninë offshore të kontrolluar nga rusët, pasi në mandat pagesat thuhet se shuma prej 13 mijë e 500 euro është marrë si divident për aksioneren.

Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, “Vradus Holdings”, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, që sikurse u zbulua nga Forbes ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit.

Investigimi i EuReporters ngre dyshime se dy kompanitë në fjalë të regjistruara në parajsa fiskale nuk kanë asnjë aktivitet, por shërbejnë si maskim në këtë rast për të shpërndarë paratë ruse për politikanët e korruptuar në Evropën Lindore si pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur influencën në këto vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA