Ish-zyrat që nisën për Ujësjellësin e Tiranës do të përdoren në funksion të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat aktualisht nuk kanë ambiente të mjaftueshme.
Para KLP-së, kreu i SPAK Altin Dumanit tregoi se SPAK ka vetëm gjashtë zyra dhe ky fakt pengon punën e kësaj strukture.
Në përgjigje të kësaj kërkesë, kryetari i KLP-së Alfred Balla tha se për SPAK do të ofrohen zyra të reja.
“Shpreh bindjen që do të keni mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokuroirsë. Dua të sqaroj dy momente në lidhje me kërkesat tuaja.
KLP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ish-zyrat e nisura nga bashkia për ujësjellësin do t’i vërë në dispozicion për Byronë Kombëtare të Hetimit apo Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoheni së shpejti dhe të mos keni probleme”.
Top Channel