Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në raportimin që ka bërë para KLP ka folur për problematikat që ka ky institucion.

Dumani tha se gjashtë hetues punojnë brenda së njëjtës zyrë.

“Deri në 6 hetues janë në një zyrë. Në rast se njëri prej tyre duhet të marrë në pyetje një person kolegët e tjerë të zyrës duhet të dalin jashtë për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit. Ju kërkoj të ndërhyni me autoritetin që ju jep ligj që të kemi ambiente në nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve. Është një proces që ka nisur por duhet të shkojë deri në fund”, tha Dumani. 

Sipas Dumanit, rastet për pastrim parash janë rritur, ashtu sikurse dhe çështjet për pastrim parash.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA