Në raportimin vjetor para KLP-së, kreu i SPAK Altin Dumani shprehu mbështetjen e palëkundur për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme tha në fjalën e tij se ata punojnë ngushtësisht me prokurorët dhe janë në trajnime të vazhdueshme për tu rritur në punën e tyre. Për ata që nuk janë mirë profesionalisht, Dumani tha se kanë një afat dy vjeçar dhe më pas rivlerësohen me teste të ndryshme.

Lidhur me bashkëpunimin me KLP, Dumani tha se edhe pse ka pak kohë në krye të SPAK, ka pasur një komunikim normal.

Sa i takon hetuesve të BKH, atyre iu është ofruar gjithë mbështetja. Kanë qenë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme për çështje të ndryshme, nga FBI, nga projektet e BE-së. Ata punojnë ngushtësisht me prokurorët, janë kujdesur si të rriten profesionalisht. Unë s’jam shumë për ata që nuk janë mirë profesionalisht, mund tu jepet kohë të përmirësohen, dhe ata që se bëjnë me qejf punën e tyre. Çdo dy vit ata rivlerësohen, ka teste të ndryshme, ka vlerësim që marrim nga prokurorët, nga drejtuesja, etj. Si të garojmë për herë të parë. Është proces i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Uroj që të gjithë të rivlerësohen. Nuk është ky institucion hajde ta mbajmë kot, është vlerësim objektiv, shansi jepet 2 vjet. Lidhur me bashkëpunimin me KLP un kam pasur një komunikim normal. Do doja të ishit të vëmendshëm kur të zgjidhnit prokurorët. Të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Mbaj mend ça procesi kemi kaluar ne kur kemi kandiduar. Ua kërkoj këtë.“- tha ndër të tjera Dumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA