Dumani pyetet për vonesat në hetimin e dosjeve: Janë respektuar afatet proceduriale në respekt të afatit arrest me burg

16/03/2023 11:29

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të punës së Prokurorisë së Posaçme Anti Kurrupsion para KLP-së iu përgjigj pyetjeve lidhur me vonesat në hetimin e dosjeve.

“Janë dosje të mbartura, por është çështja e afatave. Arresti në burg ka një afat të përcaktuar, edhe dojse të mbartura, edhe arrest në burg. Çfarë ndodh me këta? Mund të thuash ndonjë element me byronë, çfarë ka ndryshuar, në çfarë shkalle është rritur bashkëpunimi”, pyeti Seiti Dumanin.

Ndërsa Dumani tha se “nuk ka pasur ndonjë rast kur afati i arrestit me burg për ndonjë person nën hetim ka përfunduar pa ua hetuar dosja e tij.

“Prokurorët prezumohet që kanë profesionalizmin që ta ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjësi. Unë e konsideroj si mision detyrën time. Këtë gjë po përpiqem të përcjell te prokurorët. Kam një komunikim të mirë me kolegët. I kam mbështetur.

Kam nxjerrë një urdhër që i kam deleguar prokurorëve të SPAK shkresat që rregullojnë marrëdhëniet e prokurorëve me hetimin. Janë shkresa që më takojnë mua, por ia kam deleguar atyre. Kjo pavarësi duhet të shkojë në funksion të ligjshmërisë.

Janë respektuar afatet proceduriale në respekt të afatit arrest me burg. Nuk ka pasur ndonjë rast që ka mbaruar periudha e arrestit me burg për shkak të hetimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA