COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 11 qytetarë të infektuar dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

16/03/2023 19:18

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije bilancin e Covid19 në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 11 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga ky virus.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë ndërsa janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,936 që nga fillimi i epidemisë.

 

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 357 testime, ka 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 357 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vorë, Roskovec, Tepelenë.

Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Mars 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 357

Testime totale 2,044,941
Raste pozitive 333,708
Raste të shëruara 329,936
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Berat. 9
Fier 6
Vlorë 4
Durrës. 2
Gjirokastër. 1
Shkodër. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA