Nuk kanë munguar debatet këtë të enjte në “Top Story” mes të ftuarve, të cilët nga njëra anë mbronin përfshirjen e Ramës në rastin e McGonigal ndërsa në anën tjetër justifikohej lidhja e Kryemadhit me kompanitë ruse.
Gazetari Bledar Koka u shpreh se artikulli që shpjegonte lobimin e Metës dhe Kryemadhit dhe paratë e tyre ruse, është fshirë tashmë pasi hetimet nuk ishin bazuar në fakte të plota dhe është një çështje që do të hetohet më thellësisht.
Në lidhje me çështjen e McGonigal, juristi Plarent Ndreca tha se hetimet kanë përfunduar dhe çështja është dërguar për gjykim, sipas tij Rama nuk kishte lidhje me rastin dhe nuk është nën hetim.
Koka: Artikulli është hequr dhe është thënë fo të bëhen hetime për cilësinë e argumentave. Kishte disa cilësi që e vënë në diskutim cilësinë e artikullit, çdo lloj fakti që vë në dyshim integritetin e politikanit të hetohet deri në fund. Balla politikisht me të drejtë mund të thotë që janë para ruse ndërsa tani kemi hetimin ndoshta më të madhin në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së, nëse do të flasim për mediat. Histori e suksesit të drejtësisë duhet të hetohet edhe për çështjen në fjalë. Sot kryetari i dhomës amerikanë të tregtisë ka dhënë një intervistë të gjatë ku në vetë të parë ka thënë se rezulton se McGonigal ka negociuar me Damian Gjiknurin që fushata e naftës ti marrë një kompani nafte. Pra qeveria shqiptare akuzohet se nën presion ka dhënë fushat e naftës nën zotërim të kompanive ruse, edhe kjo është një çështje kombëtare si ajo e Kryemadhit.
Ndreca: Ka një rrëshqitje të madhe në lidhje me faktet. Ka dyshim që është kryer një vepër penale. Ky është një publikim nga një media me faturë konkrete, ka një lidhje të drejtpërdrejtë të një politikani shqiptarë me një kompani ruse ndërsa sforcimi i madh për ca para të hetuara fort nga FBI-ja, madje ka shkuar në atë pikë që është hetuar njeriu më i rëndësishëm i një zyre të rëndësishme në Amerikë. Fakti që është takuar këta në mënyrë të sforcuar pa arsyetim e quajnë vepër penale. Hetimi më i fuqishëm i botës ka hetuar me vite dhe dimë faktin se ku janë dhënë paratë dhe ku janë dhënë paratë, FBI-ja ka bërë hetime gjithpërfshirëse ka mbyllur dosjen e hetimit dhe e ka çuar në gjykim. Ne jemi të qartë se rusët nuk vijnë këtu për të mirën e Shqipërisë.
Balla: McGonigal është miza nën kësulë, është një çështje që po hetohet dhe ftesa është t ja lemë drejtësisë amerikane. Ajo gjëja që mendoj se jemi mbledhur këtu është se dje ka dalë një fakt, dhe pyetja juaj ishte ca ka ndodhur në 2017. Rusia edhe në Itali edhe në Austri kishte dhënë finance, me në rrjete sociale, në 2017 ka pasur zgjedhje Shqipëria. Lidhja e PD-së me Rusinë ka disa pikëpyetje të mëdha që nëse do të isha uë do të isha ndalur e ti qartësoja. PD-ja ka mbajtur zyrtarisht qëndrime, bëhet fjalë për votimin e 25 janarit të vitit 2011.
Top Channel