Një 22 vjeçare keniane u gjet pa ndjenja në rrethana të mistershme në Tiranë në 13 gushtin e kaluar. Pas disa muajsh në koma, ajo humbi jetën në vendlindje.

Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të zbulojë fakte dhe prova të reja për vdekjen e vajzës Joy Aoko, e cila u gjet me dëmtime dhe thyerje masive në të gjithë trupin.

Prokuroria edhe pas shtatë muajsh pas ngjarjes ende nuk ka zbuluar të vërtetën për atë që i ndodhi të resë që erdhi për një jetë më të mirë në Shqipëri.

Një histori thriller që u tentua të mbyllet përfundimisht si vetëvrasje, por nxjerr zbuluar elementë të dyshimtë mbi atë që i ndodhi krupieres së një kazinoje.

“Inside Story” zbulon se si u tentua të mbyllet çështja përmes mosveprimeve në kohë të organeve ligjzbatuese.

Çfarë fshehin shoqet e Xhoit dhe shoferi i kompanisë ku vajza fatkeqe punonte…?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA