Tregti armësh në mes të ditës/ Investigimi i “Fiks Fare” hedh dritë mbi tregun e zi, arrestohet shitësi

15/03/2023 15:30

Pas investigimit të emisionit Fiks Fare, ku u tregua me fakte se sa e lehtë është të blesh armë zjarri në Shqipëri ka ardhur dhe reagimi i policisë së Durrësit e cila vuri në pranga 57-vjeçarin Marin Ndreca.

I arrestuari u shiti gazetarëve të Fiksit kundrejt shumës 1 milionë lekëve të vjetra një automatik si dhe fishekët. Shitësi u premtoi se mund ti siguronte fare lehtë edhe pistoletë sipas dëshirës.

Shitësi i prezantuar me emrin e rremë, Marin Prenga siguroi bashkëpunëtoren  e fiksit për gjendjen e mirë të armës, ndërsa tregonte se më parë bënte edhe tregti dinamitësh.

Më pas, trafikuesi e dërgoi gazetaren në një hambar bari ku dhe i shiti armën.

Pas blerjes së armës, gazetarët e Fiksit e dorëzuan menjëherë në Komisariatin e Policisë Durrës kundrejt të gjitha procedurave ligjore. Dhe më pas policia kreu arrestimin e shitësit Marin Ndrecës për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA