Drejtori i burgut të Drenovës është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë.
Burime për Top Channel konfirmojnë se Altin Gusho, i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar nga detyra. Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.
Sipas informacioneve, vendin e tij e zë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit. Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.
Nga burgu i Drenovës janë raportuar shpesh problematike. Kohët e fundit, janë gjetur disa herë drogë në ambientet e këtij burgu, madje dhe në radhët e policëve që janë kapur në përpjekje për të futur hashash në qeli për të burgosurit.
Top Channel