Helmimi misterioz në shkollat e vajzave në Iran, shkon në 110 numri të arrestuarve

15/03/2023 18:08

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 110 persona në lidhje me helmimet e nxënëseve në të gjithë vendin, që besohet se ka qenë një përpjekje për t’i ndaluar ato nga ndjekja e shkollës.

Policia konfiskoi gjithashtu mijëra bomba me gaze helmuese.

Rastet e para dolën në dritë në nëntor 2022 në Qom, një qytet 125 km në jugperëndim të kryeqytetit Teheran, ku 18 studentë u trajtuan në spital pas lëshimit të një “gazi helmues” në Konservatorin Noor Yazdanshahr.

Një studente i tha agjencisë së lajmeve ISNA të lidhur me regjimin se ajo humbi ndjenjat në këmbë, ndërsa të tjerët u ankuan se e kishin të vështirë të merrnin frymë. Disa prindër refuzuan t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë si masë paraprake.

Pati raste sporadike në javët pas incidenteve në Qom, duke përfshirë më shumë në atë qytet, si dhe në Teheran dhe qytetin e Boroujerd, rreth 400 km nga kryeqyteti. Një shkollë për djem thuhet se ishte gjithashtu në shënjestër.

Megjithatë, që nga fillimi i marsit, ka pasur një rritje dramatike të rasteve, me raporte që kanë ardhur nga 23 nga 31 provincat e vendit deri më 6 mars, duke prekur qindra shkolla në të gjithë Republikën Islamike.

Është ende mister se kush po i kryen incidentet, pse po e bëjnë atë apo edhe nëse ato janë në të vërtetë një seri sulmesh që lidhen me të mëparëshmet. Në Afganistanin fqinj, ekstremistët fetarë kanë vënë në shënjestër shkollat për të parandaluar vajzat të frekuentojnë vitet e fundit.

Megjithatë, nuk ka histori të aktiviteteve të tilla në Iran, madje edhe në kulmin e revolucionit islamik në vitin 1979. Disa zyrtarë qeveritarë kanë sugjeruar se histeria masive mund të ketë luajtur një rol në përhapjen e raporteve të tilla.

Një panel qeveritar që heton incidentet tha se rreth 5,000 studentë janë ankuar se janë sëmurë në 230 shkolla në 25 provinca. Një grup për të drejtat e njeriut ka vlerësuar numrin në më shumë se 7,000 studentë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA