Kolapsi i Bankës së Silicon Valley përbën dështimin e dytë më të madh bankar në historinë e Shteteve të Bashkuara, e gishti i fajit për një situatë të tillë është kthyer nga Banka qendrore e vendit.
Rezerva Federale po përballet me një rrebesh kritikash, pasi ekspertë të shumë thonë se shenjat ishin të qarta por nuk u morën parasysh. Ata evidentojnë rritjen e saj të shpejtë që nga pandemia, nivelin jashtëzakonisht të lartë të depozitave të pasiguruara dhe investimet e saj të shumta në obligacionet afatgjata të qeverisë dhe letrat me vlerë, të cilat ranë në vlerë ndërsa normat e interesit u rritën.
“Është e pashpjegueshme se si mbikëqyrësit e Rezervës Federale nuk mund ta shihnin këtë kërcënim të qartë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bankave dhe për stabilitetin financiar”, u shpreh për Voa Dennis Kelleher, shefi ekzekutiv i firmës Better Markets, një grup mbrojtës. Sipas tij, u bënë muaj tashëm, që prej vjeshtës së vitit të kaluar që tregtarët e Wall Street-it dhe analistët e industrisë “kanë ngritur zërin publikisht për këto çështje.
Rezerva Federale ishte mbikëqyrësi kryesor federal i bankës me qendër në Santa Clara, Kaliforn, e cila vezhgohej edhe nga Departamenti local i Mbrojtjes Financiare dhe Inovacionit. Dështimit së bankës Silicon Valley, dhe pothuajse në të njëjtën kohë dhe ai i bankës Signature me bazë në New York e vendos në një pozitivë mjaft delikate Rezervën Federale lidhur me vendimet e saj të ardhshme në lidhje me rritjen e normën së interesit në kuadrin e përpjekjeve për të luftuar inflacionin e lartë kronik, sepse tani do t`i duhet të fokusohet ndoshta më shumë se rritja e besimit e besimit në sistemin financiar, që ka marrë trajta më urgjente.
Top Channel