24/11 18:41
Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Relator i çështjes u caktua Ledio Braho.
Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh sot shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike.
Një ditë më parë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).
KAS vendosi bashkimin për shqyrtim të dy kërkesave ankimore, që do të mbahet të enjten në mesditë, me ralator Koli Belen.
Top Channel