Më 27 mars përfaqësuesja kuqezi nis aventurën e eliminatoreve të kampionatit europian Euro 2024 në ndeshjen me Poloninë në Varshavë.
Ky do të jetë edhe testi i parë i trajneri të ri Sylvinho i cili për këtë takim ka hartuar tashmë një listë lojtarësh, nga ata të 40-të të seleksionuarit edhe në edicionet e shkuara.
Gjithsesi gjërat bëhen gjithmonë e më të vështira për brazilianin i cili në këtë premier kuqezi do të duhet të mos ketë as lojtarët më të mirë të momentit. Një pjesë për arsye dëmtimesh, ku ndër emrat kryesorë janë Armando Broja, sulmuesi i Chelsea i dëmtuar prej muajit dhjetorë dhe që pritet të rikthehet në verë, Keidi Bare, gjithashtu i dëmtuar, Berat Gjimshiti i dëmtuar fundjavën e shkuar në ndeshjen mes Napolit dhe Atalantës, për të cilin pritet ende përgjigjja e mjekëve për shkallën e dëmtimit, Frederik Veseli është gjithashtu i dëmtuar në mesin e muajit shkuar dhe në dyshim pas 13 ndeshjeve të aktivizuara tek Benevento në Serinë B dhe Klaus Gjasula i cili ndeshjen e fundit e ka luajtur me përfaqësuesen tonë përballë Islandës në shtatorin e shkuar. Dhe një tjetër alternativë e mbrojtjes Adrian Bajrami gjithashtu është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë.
Sa i përket listës, Top Top Channel ka mundur të zbulojë një pjesë të emrave që do të jenë në dispozicion të Sylvinhos duke filluar nga e hëna e ardhshme. Pas paraqitjeve të mira në kampionatin ukrainas në sulm do të rikthehet Taulant Seferi, i cili brenda 7 ditëve të fundit ka arritur të shënojë 4 gola me klubin e tij. Ndërkohë që emri i ri dhe ndër më të përfolurit do të jetë debutimi i Anis Mehmetit. Me kalimin e tij në Ligën 1 në kampionatin anglez me Bristol City-n, sulmuesi shqiptarë 22-vjecar ka arritur të shënojë 9 gola në 26 ndeshje dhe pritet të debutojë përballë Polonisë.
Gjithashtu për repartin e sulmit që duket të jetë disi më i kompletuari do të jenë Myrto Uzuni i cili po kalon një formë shumë të mirë, Sokol Cikalleshi dhe Xhuljano Skuka, ish-sulmuesi i Partizanit që në merkaton e dimrit theu dhe rekordin e transferimeve nga Superliga me kalimin për 1.4 milion euro tek Metzi në kampionatin francez.
Sa i përket mesfushës prite të të jenë në mungesë të të dëmtuarëve, Amir Abrashi, Qzim laci, Kristian Asllani, Enis Cokaj, Endri Cekici, Ylber Ramadani, Odise Roshi dhe Nedim Bajrami.
Reparti i mbrojtjes do të ketë Hysajn, Kumbullën, Ismajlin, Mihaj, Balliun, Lenjanin dhe risinë e Superligës që është futbollisti i Partizanit Andi Hadroj.
Një tjetër problematikë e grumbullimit të kombëtares është pika më e fortë që dikur kemi patur, porta. Etrit Berisha është lënë edhe jashtë skuadrës së Torinos jo vetëm që nuk akvitizohet prej kohësh, ndeshja e tij e fundit e plotë ka qenë qershori i vitit 2022 përballë Izraelit. Tomas Strakosha, larg formës kur ishte portier i parë tek Lazio në Serinë A me kalimin në Premier League tek Brentford ka koleksionuar vetëm 3 ndeshje dhe e fundit në muajin janar. Ndërkaq portieri i tretë në listë do të jetë Elhan Kastrati, portieri i Citadelës në Serinë B italiane i cili aktivizohet si portier i parë, por mungesa e eksperiencës ndërkombëtare sjell dyshime për besueshmërinë e tij në të tilla ndeshje.
Gjithësesi, mes kaq shumë mungesave dhe problemeve stafi i ri drejtues i kombëtares me Sylnvinon, Zabaletën dhe Doriban në krye të pankinës ka treguar entuziazëm dhe optimizëm për këtë fushatë të re eliminatore ku kuqezinjtë e fillojnë me Poloninë por në grup kanë gjithashtu, Cekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë dhe objektivi i tyre është kualifikimi.
Top Channel