Një 36-vjeçar i ka shpëtuar të shtënave me armë të dy personave që donin ta vidhnin në Selenicë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ramicë, ku 30-vjeçari me inicialet J.Rr. dhe 33-vjeçari me inicialet E.B. kanë dhunuar një 36-vjeçar që punonte çoban dhe i kanë kërkuar para.
Por, pasi nuk i kanë marrë paratë, dyshohet se kanë qëlluan me armë zjarri drejt çobanit, i cili fatmirësisht ka mundur të fshihet.
Me ardhjen e policisë në vendngjarje, është arrestuar njëri nga autorët, ndërkohë që vijon kërkimi për bashkautorin tjetër.
Ndaj autorëve, rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Top Channel