Një grua, e cila ishte drejtuar këtë të martë Kishës se Laçit duke kryer një ritual në një shpellë ka rënë nga lartësia, duke marrë dëmtime të rënda në kokë.
Gjela Biba është dërguar me ambulancë drejt spitalit të Laçit, por si pasojë e frakturave të rënda, ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 11:30, tek Kisha “Shna Ndout”, në vendin e quajtur “Te shpella”, dyshohet që shtetasja Gj. B. 75 vjeçe, banuese në Ungrej, ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë. Është bërë transportimi i saj me ambulancë për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale.
Incidentet nuk mungojnë gjatë peligrinazhit në kishën e Laçt, për shkak të numrit të madh të njerëzve, që kryejnë aty rituale, veçanërisht të martave.
Duke nisur nga sot, për 13 të marta, kisha katolike e Shën Antonit të Padovas dhe Shpella e Shën Vlashit bëhen destinacionet e pelegrineve nga të gjitha besimet. Besimtarë të shumtë zgjedhin që rrugën për te Kisha ta bëjnë në këmbë.
Top Channel