Për 13 të marta, kisha katolike e Shën Antonit të Padovas dhe Shpella e Shën Vlashit bëhen një nga destinacionet e pelegrinëve nga të gjitha besimet.

Besimtarë të shumtë zgjedhin që rrugën për tek Kisha ta bëjnë në këmbë.

Në rrugëtimin e tyre drejt këtij vendi të shenjtë, mes ritualeve të ndryshme, ndalesa e parë është në kishë për të dëgjuar meshën e shenjtë, dhe pas përfundimit të saj besimtarët me lutjet e tyre i drejtohen shtatores së Shën Antonit.

Kemi dëgjuar për shumë mrekulli që kanë ndodhur në këtë vend, e ndërsa sot mes shumë besimtarëve 2 zonja nga Shkodra tregojnë atë që kanë parë dhe përjetuar disa vite më parë.

“Ka qenë duke rënë shi, kemi ardhur me fëmijë të vegjël. Duke ecur rrugës, ishim bërë ujë. Më bëhet mishi kokërr kur e kujtoj. Një person më pelerinë në kokë, më doli para dhe më tha pse shkon më lart. Kur u ktheva më pas, nuk e pashë më”.

Fundi i pelegrinazhit përfundon me ndezjen e qirinjve, me lutje dhe shprese për një të nesërme më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA