Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i është përgjigjur komentit të Gazement Bardhit, i cili e akuzoi atë si një njeri të shantazhueshëm sipas të cilit nuk meriton respekt.
Celibashi tha se në asnjë pikëpamje nuk është i shantazhueshëm dhe se gjuha e përdorur nga ai është e patolerueshme.
Sipas tij rasti i Partisë Demokratike nuk lë vend për interpretim dhe se çdo vendim është marrë në përputhje me kodin zgjedhor.
“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme. Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme. Kam keqardhje për kaosin politik në të cilin ndodhet PD-ja por vendimi është marrë tërësisht në përputhje me kodin zgjedhor. Rasti i Partisë Demokratike nuk lë vend për interpretim.”
Top Channel