Një makinë ka marrë flakë në ecje në Kurbin, për pasojë është lënduar drejtuesi.

Shoferi me iniciale A. L. është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin  policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA