Ky është punonjësi i RENEA-s, që u vu në pranga pasditen e sotme pasi në makinën e tij tip “Audi” iu gjetën mbi 113 mijë euro të mbështjella me qese.

43-vjeçari u ndalua nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” tek Kodra e Diellit, ku i është bërë një kontroll në makinë.

Më pas shefit të Stërvitjes të Repartit Special Renea iu gjetën rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit.

Morina akuzohet për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA