Gruaja e qëlluar me thikë në stacionin e Chicago emëron ish-të dashurin si autor, para vdekjes (fotot)

14/03/2023 21:44

Një burrë nga Chicago në SHBA është akuzuar për vrasjen makabre me thikë të ish-të dashurës së tij në një platformë stacioni treni, pasi viktima e emëroi atë si autor para vdekjes, tha policia vendase.

31 vjeçari Alejandro Arellano, u arrestua të dielën për vrasjen e 26 vjeçares Samantha Maldonado.

“Të gjitha provat e kësaj cështjeje erdhën nga viktima e ndjerë, ajo emëroi Arellano si autor para të humbte jetën nga plagët,” tha kreu i policisë Eric Carter në një konferencë shtypi, sipas rrjetit vendas ABC 7 Chicago.

Prokurorët thanë se Arellano e Maldonado kishin qenë kolegë në një marrëdhënie për rreth gjashtë muaj para se të ndaheshin një javë më parë.

Të shtunën e shkuar çifti ishin parë të ulur në barin Miller’s Pub në qendër të Chicago.

Por pak para orës së mbylljes në 1 të mëngjesit Maldonado ishte parë të dilte me vrap nga bari, ndërsa Arellano e ndiqte nga prapa.

Vajza ishte përpjekur të shpëtonte nga ndjekësi i saj në stacionin e trenit Chicago Transit teksa kamerat e sigurisë kishin regjistruar Arellano që nxirrte një thikë me palosje nga xhepi.

Maldonado kishte tentuar të merrte një tren që ndaloi në platformë për të shpëtuar por ish-i dashuri e kishte ndaluar ta bënte duke e shtyra larg dyerve të hapura.

Treni më pas ishte nisur duke lënë në platformën e zbrazur Maldonado vetëm me Arellano. Në videot e kamerave të sigurisë prokurorët thanë se shihej që Maldonado kishte tentuar të largohej, kur Arellano e kishte sulmuar.

I akuzuari i ishte afruar viktimës nga prapa dhe e kishte goditur disa herë me thikë.

E plagosur për vdekje Maldonado ishte larguar nga sulmuesi duke zbritur një palë shkallë, ndërsa Arellano kishte marrë një tren dhe u nis për në shtëpi.

Vajzës së rrëzuar në rrugë i kishin ardhur në ndihmë kalimtarë që e kishin pyetur kush të goditi me thikë, dhe Maldonado ishte përgjigjur: “Alejandro.”

Vajza kishte identifikuar sulmuesin dhe me mjekët e ambulancës që po e dërgonte në spital, ku pak më vonë u shpall e vdekur.

Arellano do të dalë në gjyq më 31 mars.

Mediat vendase si  Fox 32 Chicago, thanë se vrasesi ishte arrestuar edhe në 2014 për sulm me thikë.

FOTO GALERI
1/3
Vajza ishte përpjekur të shpëtonte nga ndjekësi i saj në stacionin e trenit Chicago Transit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA