Me diell lule e plot qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, Elbasani feston sot Ditën e Verës.

Atmosfera festive e nisur një javë më parë kulmoi me koncertin e madh të natës së verës, ndërsa 14 marsi gjeti zgjuar që në orët e para të mëngjesit të mëdhenj e të vegjël për të festuar ardhjen e stinës së ngrohtë, por edhe një shtëpi e gatshme për të pritur miq nga të gjitha zonat e vendit, por jo vetëm.

Dita e Verës tashmë ka sjellë në Elbasan edhe të huaj.

“Jemi nga Elbasani, i bëmë ballokumet”, tha një qytetare.

“Vijmë nga Lezha, erdhëm për Ditën e Verës”, tha një qytetare tjetër.

“Vijmë shpesh herë, jemi pensionistë dhe u organizuam, më parë vinim me punën”, thanë disa pensioniste.

“Unë jam nga Librazhdi, jam në Elbasan se kam djalin po pres mbesat”.

“Jemi nga Kosova kemi ardhur për Ditën e Verës shumë bukur”.

“Është një ditë e veçantë”, thonë dy turistë të huaj.

“Gëzuar Ditën e Verës për të gjithë” uroi një prej fëmijëve të veshur me kostume për aktivitetin.

Festimet e 14 marsit nisën me paradën e karnavaleve të shkollave, panairi i zejeve, festivali i ballokumes, koncert për fëmijë e plot aktivitete të tjera të organizuara nga Bashkia e Elbasanit.

Ashtu sikurse e do tradita festimet do të mbyllen në sofrat familjare me miq e të ftuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA