Argjentina është përfshirë nga zjarre masive të cilat kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje.

Zona më e prekur është provinca e Corrientes, aty ku flakët nisën dy ditë më parë dhe kanë vijuar të përparojnë më shumë.

Autoritetet vendase kanë raportuar se ky është zjarri më i madh i këtij sezoni. Rreth 150 zjarrfikës, ushtria, dy avionë dhe një helikopter po punojnë në zonë për të shuar flakët, por thatësira ka vështirësuar gjendjen.

Edhe pse ndodhen në gatishmëri situata i ka dalë jashtë kontrollit, pasi 3000 hektarë tokë janë shkrumbuar totalisht, ndërsa era fryn me 30 kilometra për orë.

Deri më tani janë regjistruar 17 burime zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 11 në verifikim.

Flakët janë përhapur deri në shtatë kilometra e gjysëm, duke arritur në disa prona, ku ka ferma.

Kryqi i Kuq dhe Ministria e Shëndetësisë janë në zonë për të ndihmuar të prekurit nga zjarri dhe tymi.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar parashikon një probabilitet të lartë për stuhi, ndërsa temperaturat maksimale do të vijojnë deri në 30 gradë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA