Dhunohet i burgosuri shqiptar/ Mediat greke tregojnë torturat që i bënin policët grekë 33-vjeçarit

14/03/2023 15:25

Dhunimi i një të burgosuri shqiptar nga 4 efektivë të policisë greke ka marrë përmasa të mëdha orët e fundit edhe në shtypin vendas.

Kanalet e mëdha televizive, gazetat dhe portalet i janë referuar me hollësi dhe detaje torturave që i janë bërë 33-vjeçarit Sajmir Zefi i njohur edhe si Simos Prelas.

Katër efektivë policie që janë arrestuar, akuzohen se kanë torturuar dhe rrahur 33-vjeçarin gjatë transferimit të tij nga Selaniku në Athinë. I burgosuri është nisur drejt Kavallës pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Korydalosë ku po mbahet, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

Sipas mjekut ligjor, shenjat specifike ishin shkaktuar në 24 orët e fundit, para mbërritjes në burgun e Korydalosë. Vetë 33-vjeçari ka pohuar në mediat greke se gjithçka ka nisur në degën policore të Kavallës ku ishte transferuar për tu gjykuar nëntorin e kaluar kur është dhunuar nga një efektiv policie pa asnjë shkak dhe është dënuar me 5 muaj lirim pa kusht , pasi polici në fjalë e kishte paditur .

Katër muaj më vonë, i njëjti efektiv e ka vonuar me një ditë paraqitjen e tij në gjykatën e Kavallës për t’u gjykuar për dy shkelje ligji, dhe si rezultat gjykata e dënoi në mungesë.Gjithashtu para disa ditësh kur e kanë vizituar në Kavallë prindërit, babai i tij dëshmon se policët e kanë rrahur të birin në prani të tij, duke i thënë madje se  “do ta marrësh djalin në një arkë (arkivol)”.

Gjatë transferimit të tij për në Athinë nga Selaniku ai deklaron se policët e kanë mbajtur tetë orë të lidhur me pranga pas shpine , pa ujë dhe me një kaskë në kokë, me pretekstin se donte të dëmtonte veten. Edhe kur kanë mbërritur ,sipas dëshmisë të 33 vjeçarit ,është rrahur përsëri nga efektivët e policisë që e shoqëronin, ndërsa në mbrojtje të tij ka ndërhyrë vetë drejtoresha e burgut  të Korydalosë ,e cila u ndodh rastësisht pranë mjetit të transportit dhe kur policët kanë mësuar se kush ishte, kanë ndaluar goditjet.

Përpjekja për ta frikësuar dhe kërcënime të drejtpërdrejta që të mos flasë, ka marrë nga disa efektivë të policisë në Kavala edhe motra e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA