Nazmi Bahçja, kërkon lirimin e gruas së tij nga burgu, pasi u arrestua vetëm tetë ditë pasi lindi fëmijën e dytë.
“Apeloj që të lirohet gruaja dhe të vijë te fëmija”, thotë ai.
Pesë vite pasi ishte divorcuar me burrin e parë, sapo u martua me të dytin, Dritën e paditi në prokurori ish-bashkëshorti me akuzën se ka braktisur fëmijën e martesës së parë. Në përfundim të gjyqit, për të cilën pretendohet se gruaja nuk kishte dijeni për procesin, ajo u dënua me një gjobë monetare, e cila pasi nuk u pagua, u konvertua në dënim me burgim 50 ditë.
“Atë ditë ka ardhur një gjobë 2 milionë e gjysmë lekë, për braktisje fëmije. Nuk e ka braktisur ajo, e ka nxjerrë burri. Ai ka bërë padi për braktisje fëmije”.
Nga burgu i grave në Tiranë, Drita përmes telefonit, kërkon të kujdeset për vajzën e lindur 8 ditë më parë.
“Unë nuk dija asgjë, vetëm kanë ardhur te shtëpia, më kanë marrë. Më kanë mbajtur tri ditë dhe tani më kanë sjellë këtu”.
Vendimi është marrë nga gjykata e Tiranës dhe ekzekutuar nga policia e Shkodrës.
Top Channel