Një minator është plagosur në një prej minierave të Bulqizës.

Sipas policisë lokale ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e zonës D ku gjatë punës Shkëlqim Kala i cili punonte si armator është aksidentuar gjatë punës.

I aksidentuari është pikasur nga minatorët e tjerë të cilët kanë njoftuar ambulancën  ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me se minatori kishte plagë të rënda kryesisht në këmbë gjë kjo që i ka detyruar ta dërgojnë me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Bulqizë /informacion paraprak

Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA