Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Gjashtë miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo është shuma të cilën Britania e Madhe do të shpenzojë për ushtrinë.
Ky angazhim i kryeministrit Rishi Sunan shihet si një përgjigje e sulmit të Rusisë në Ukrainë. Po ashtu edhe ndaj asaj që është cilësuar si “sfida epokale” nga Kina.
Rritja buxhetore, thotë Zëri Amerikës, vjen si një pjesë e një rishikimi madhor të politikave të jashtme dhe të mbrojtjes së Britanisë.
Megjithatë është më pak se ç’kishin kërkuar zyrtarët e mbrojtjes.
Kryeministri Rishi Sunak tha se Britania do t’i rrisë shpenzimet ushtarake në nivelin 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto “në periudhën afatgjatë”, por nuk caktoi një datë për këtë.
Aktualisht, Britania shpenzon pak mbi 2% të PBB-së dhe drejtuesit ushtarakë dëshirojnë që kjo shifër të rritet në 3%.
Fondet shtesë do të përdoren pjesërisht për të plotësuar rezervat me municione të Britanisë, që u përdorën për të furnizuar Ukrainën për t’u mbrojtur nga Rusia.
Një pjesë e fondeve do të shkojë për marrëveshjen Britani-SHBA-Australi për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore.
“Bota është bërë më e paqëndrueshme, kërcënimet ndaj sigurisë tonë janë shtuar”, i tha zoti Sunak kanalit BBC gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. “Është e rëndësishme që të mbrohemi nga këto”.
Britania ka hartuar për herë të fundit një kornizë të mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme, të njohur si Rishikimi i Integruar, në vitin 2021.
Agjencitë britanike të zbulimit kanë shprehur shqetësim në rritje për fuqinë ushtarake të Kinës, aktivitetet e fshehta dhe demonstrimin e forcës ekonomike.
Top Channel