Autoritetet kërkojnë të arrestojnë ish-kryeministrin, pakistanezët përplasen me policinë

14/03/2023 22:06

Mbështetësit e liderit kryesor të opozitës pakistaneze, Imran Khan, janë përleshur me policinë jashtë shtëpisë së tij, pasi oficerët duan ta arrestojnë për shpërdorim detyre.

Policia hodhi predha dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit, të cilët hodhën iu kundërpërgjigjën me gurë dhe tulla.

Përplasjet midis tyre kanë tensionuar akoma më shumë situatën, ndërsa asnjëra nga palët nuk është dorëzuar.

Ish-kryeministri po përballet me akuzat se ka shitur në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë kohës që ishte në detyrë. Por deri më tani këto akuza janë hedhur poshtë, pasi 70-vjeçari ka deklaruar se janë të motivuara politikisht.

Ai tha se autoritetet po përpiqeshin ta arrestonin për të ndaluar partinë e tij të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Pavarësisht nëse jam në burg apo jo, ata nuk do të mund të ndalojnë fitoren e partisë sime”, shtoi më tej ish-kryeministri.

Mbështetësit e tij po zhvillojnë protesta edhe në qytete të tjera, në disa raste shumë të dhunshme.

Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit prillin e kaluar, por ka vazhduar presionin mbi pasardhësin e tij Shehbaz Sharif me protesta dhe fjalime, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen më herët në fund të këtij viti.

Ai fajëson rivalin e tij për një atentat në një fushatë në nëntor, ku u plagos në këmbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA