SMS nga burgu në emision, Karamuço: Vrasësit profesionistë kanë emigruar, ngelën vetëm amatorët

13/03/2023 22:20

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Top Story rreth ngjarjes së djeshme në Don Bosko, në lidhje me teknikat e gjuajtjes dhe armët e përdorura.

Ndër të tjera ai tregoi edhe një mesazh që i erdhi në moment nga një i burgosur i cili i tha se në Shqipëri kanë mbetur vetëm amatorë dhe se profesionistët janë larguar jashtë vendit.

“Kallashnikovi ka një problem natën, është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë. Ka 600 raunde në minut, 710m/s e ka shpejtësinë plumbi. Ti merr shënjestër në vendin e parë e pastaj vetëm mbyll sytë dhe nuk e di a e kanë parë këtë vajzë që levzite në bar. Një mesazh që më vjen këtu, personi nuk është i lirë por s’kemi pse, mirmbrëma ka informacione se vrasësit profesionistë kanë emigruar këtu kanë ngelur amatorët. Është fatkeqësi për ta thënë por po na bëjnë dëm këta amatorë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA