“Ngjarje terroriste”/ Gazetarja tregon si u vra gabimisht banakierja në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko

13/03/2023 21:17

Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story” dinamikën e vrasjes së një dite më parë në “Don Bosko” ku mbeti pa jetë 58-vjeçarja Mimoza Paja. 

Ajo tha se autori lëvizte prej dy vitesh me makinë të vjedhur por nuk ishte vënë re nga Policia e Shtetit, situatë e cila kjo lë shumë për të dyshuar.

“Kjo është në kufijtë e një ngjarje terroriste, kishim një sulm me 17 plumba kallashnikovi drejt një bari ku përveç familjarëve të familjes Murati edhe persona të pafajshëm, katër të rinj të plagosur që zgjodhën atë bar për të kaluar një kohë të këndshme duke parë ndeshjen.  Aty pranë u afrua një makinë me targa të huaja e cila edhe pse e vjedhur ka qarkulluar prej dy vitesh ne qytet. Autorët e kishin vëzhguar mirë zonën, ka dyshime se terreni ishte përgatitur nga dy persona me motorra. Pas krimit në afërsi të fshatit Bupq kanë lënë makinën e i kanë vënë flakën. Në asnjërën nga rrugët qoftë në Don Bosko qoftë në autostradën Tiranë Durrës s’ka pasur asnjë polic që ri ndalonte dhe tashmë autorët janë të lirë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA