Masakra e “Don Boskos”/ Gazetari në Top Story: Mbi 90% e lokaleve në pronë të kriminelëve! Eksperti: Policia e Shtetit e korruptuar

13/03/2023 22:25

Nëntë të vdekur dhe 18 të plagosur është bilanci i rënduar i vdekjeve në vendin tonë të shkaktuar nga vrasje apo aksidente.

Nisur nga masakra e “Don Boskos” e ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, paneli i të ftuarve këtë javë në emisionin “Top Story” i vë një pjesë të përgjegjësisë policisë dhe sistemit gjyqësor në vendin tonë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e quan të korruptuar Policinë e Shtetit, ndërsa shton se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar.

Karamuço: Mbyllëm një javë me 9 të vdekur dhe 18 të plagosur janë balance lufte, në aksidente e kjo e fundit vrasje. Nuk vritet njeri gabimisht mos e lehtësoni, ligji njeh vrasje me dashje indirekt jo gabimisht. Këta agresivët e pamëshirshëm, hienat e natës janë amatorë, janë agresivë për shkak të ndikimit dhe janë frikacakë, kanë mbajtur një distancë sigurie dhe kanë gabuar nuk janë vrasës profesionistë se ata vrasin nga afër dhe ne na kanë dështuar gjashtë pika kontrolli kryesore në hyrje të qytetit dhe dy kamera digjitale. Ne kemi pasur një shërbim të përforcuar për shkak të aksidenteve në fundjavë dhe gjithmonë disa nga vrasjet ndodhin të dielën në darkë, të gjitha këto vrasje kanë nisur para tre vitesh e kanë më shumë se 13 viktima, gjithë këto vrasje të dielave, policia nuk i ndryshon dot taktikat e të dalë në kontroll të dielën? Kjo makinë ka përshkruar një itinerar shumë të gjatë për 37 minuta. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar, pse kamera që është e instaluar në hyrje të Tiranës nuk e dha alarmin në kohë reale që makina është e vjedhur? Kemi dhjetë makina që bëjnë të njëjtin identifikim, ky është korrupsion i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, gazetari Sokol Bregu shprehet se 90% e lokaleve janë në pronësi të kriminelëve, ndërsa theksoi se sistemi i burgjeve ka dështuar.

Aq të rrezikshme janë kthyer këto ambiente për qytetarët, sipas gazetarit, saqë ambasada amerikane u jep një listë të zezë të lokale që nuk duhet të vizitojnë kur vijnë në Tiranë shtetasve të tyre.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. Dan Hutra që e kishte drejtësia në momentin që mori 18 vite, pse nuk ia lëmë burgut, a e rehabilitoi? E solli më tepër monstër, sistemi i burgjeve ka dështuar, ku ishte rehabilituesi, ai nuk ishte penduar kurrë për vrasjen e parë, e marrim që gjyqtari do t’i jepte tre muaj burg më tepër, a do ti kryente vrasjet? Vetëm ne kemi vetëgjyqësi? Kudo ka, ky njeri ka vrarë se kështu mendoi. Seneka ka thënë nëse hakmerresh hap dy varre. Po të ekzistonte Kanuni nuk do vriste gra ai por burra.

Fatjon Murati

Si ndodhi Masakra e “Don Boskos”?

Rreth orës 21.00 të së dielës. persona ende të paidentifikuar u pozicionuan para lokalit të familjes Murati në rrugën “Anastas Shundi” dhe hapën zjarr drejt tavolinës ku ishte ulur vëllai i Fation Muratit, xhaxhai dhe kushëriri i tij duke qëlluar me së paku 15 plumba kallashnikovi. Këto të shtëna rezultuan fatale për 58-vjeçaren Mimoza Paja e cila punonte si banakiere në këtë lokal për të mbajtur familjen. Ndërsa të plagosur mbeten xhaxhai i Fatjon Muratit si dhe klientë që u gjendën rastësisht në vendin e ngjarjes. Ndërsa i vëllai dhe kushëriri nuk pësuan lëndime. Pas ngjarjes në afërsi të fshatit Bubq autorët braktisën makinën tip “BMW”, së bashku me armët e krimit në të dhe i vunë flakën. Makina rezulton e vjedhur para dy vitesh në Durrës. Këtë sulm brutal në kufijtë e një sulmi terrorist policia e lidh me të shkuarën e pronarit të lokalit, i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie por që rezulton se e ka thyer. Ai u kap nga policia e Tiranës në tetor të vitit të kaluar në shoqëri të Indrit Dokles duke lëvizur me makinë të blinduar.

Më pas ai u vu në pranga pasi rezultonte i implikuar në rastet e dy bazave të armatimit që u zbuluan në Tiranë dhe më herët për to ishte arrestuar Kristian Gjini. Shoqërimin e Muratit, policia e kishte kërkuar edhe pas atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës më 17 korrik ku humbi jetën Brilant Martini, Dikler Vata e Besmir Hoxha, pasi sipas policisë ai ishte person që mund te kishte dijeni për ngjarjen. Edhe jashtë vendit, Fatjon Murati ka precedent ku rezulton i arrestuar për vjedhje dhe narkotikë. Pak muaj më parë prokuroria e Tiranës i vuri në sekuestro preventive  rreth 5 milion euro pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal.

Viktima Mimoza Paja

Ndër pasuritë nën sekuestro ishte dhe bari ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë, një pistë e dytë hetimore është aktiviteti i vëllait të tij, i cili rezulton të jetë kthyer vetëm pak ditë më parë nga jashtë vendit. Ai u morr në pyetje nga policia por nuk iu dha atyre të dhëna të vlefshme që çojnë tek autorët. Por pavarësisht se familja Murati shprehet se nuk ka hasmëri, fakti që rruga e tyre ishte blinduar me kamera sigurie, tregon të kundërtën. Ato u hoqën pak ditë më parë nga operacioni fijet ç’ka me gjasë u shfrytëzua nga atentatorët të sulmojnë në befasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA