Deklarata bombë e gazetarit: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë me lokalet ku s’duhet të hyjnë

13/03/2023 21:26

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Top Story” komentoi masakrën e “Don Boskos” të ndodhur një natë më parë me pasojë vdekjen e një gruaje të pafajshme dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. A mendoni se vetëm gjykata e shkatërroi Falkonen? Ishin protestat.

Bregu tha se sistemi i burgjeve ka dështuar në vendin tonë, duke marrë si shembull edhe rastin e vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave nga Dan Hutra.

Bregu: Dan Hutra që e kishte drejtësia në momentin që mori 18 vite, pse nuk ia lëmë burgut, a e rehabilitoi? E solli më tepër monstër, sistemi i burgjeve ka dështuar, ku ishte rehabilituesi, ai nuk ishte penduar kurrë për vrasjen e parë, e marrim që gjyqtari do t’i jepte tre muaj burg më tepër, a do ti kryente vrasjet? Vetëm ne kemi vetëgjyqësi? Kudo ka, ky njeri ka vrarë se kështu mendoi. Seneka ka thënë nëse hakmerresh hap dy varre. Po të ekzistonte Kanuni nuk do vriste gra ai por burra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA