Roma e nisi shumë keq ndeshjen me Sassuolon (3-4) në kuadër të javës së 26-të të Serisë A. Verdhekuqtë, që vijnë në këtë përballje pas dy sukseseve radhazi, me Juven në kampionatin dhe Betisin në Europa League, patën që qasje si amatorë në minutat e para të sfidës.
Armand Loriente shënoi dy herë për miqtë brenda pesë minutave lojë (13’ dhe 18’), duke shfrytëzuar shpërqendrimin e vendësve.
Edhe në momentin e golit të dytë, mbrojtja e Romës është e paaftë për të larguar topin, duke i dhënë mundësi Loriente të dërgonte sërish topin në rrjetë.
Kundërpërgjigjja e Romës erdhi në të 26-tën me Zalewskin, që goditi fluturimthi dhe me ndihmën e fatit e çoi topin në rrjetë.
Gafat e Romës në këtë fraksion nuk kanë të mbaruar. Në minutën e tretë shtesë, Marassh Kumbulla, i përzgjedhur titullar nga Mourinho, bën një veprim antisportiv dhe kryesori, pasi sheh pamjet në sistemin VAR e ndëshkon shqiptarin me karton të kuq dhe sinjalizon për 11-metërsh në favor të Sassuolos, që shndërrohet në gol nga Berardi.
Sapo nisi pjesa e dytë, Dybala shpiku një gol fantastik, me një goditje të kalibruar, duke dhënë përshtypjen e rihapjes së ndeshjes.
Gjithsesi, në minutën e 75-të Pinamonti shënoi golin e katërt të Sassuolos, që “ua preu” këmbët futbollistëve të Romës.
Në minutën e pestë shtesë Wijnaldum ngushtoi diferencën në 3-4, por nuk pati më kohë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Top Channel